Drejtuesja e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela, ka paraqitur sot kandidaturën për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Kandidatura-surprizë u paraqit një ditë përpara skadimit të afatit të dytë për aplikimet.

Donika Prela ka kaluar pak ditë më parë Vetingun, në një proces të kontestuar nga opozita.

Po sot, listës iu shtuan disa prokurorë të tjerë, duke e çuar në 20 numrin e kandidatëve për 15 pozicione pune.

Struktura e re e parashikuar në paketën e Reformës në Drejtësi, do të ketë në fokus korrupsionin në radhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Veritas.com.al/