Në zonën e Laprakës, sot rreth orës 18.40 pronari i një lokali ka plagosur me armë zjarri katër persona në lokalin e tij.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu në një deklaratë të shkurtër për gazetarët nga vendngjarja ka kofirmuar se dy persona janë në kërkim lidhur me plagosjen në Laprakë.

Ai tha gjithashtu se mes palëve ka pasur një konflik një ditë më parë dhe të plagosurit e autorët janë takuar sot. Takim që sipas burimeve policore ka ndodhur për të sqaruar konfliktin e djeshëm, rezultoi me plagosjen e katër personave.

Një nga autorët e shpallur në kërkim është pronari i lokalit, Arben Seferi. Dyshohet se ai ka shkrepur këmbëzën duke plagosur katër të rinjtë, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, sipas burimeve spitalore, jashtë rrezikur të për jetën.

Veritas.com.al/