Një qendër masazh është kthyer në një ‘fole’ prostitucioni në Tiranë. Si pasojë ka përfunduar në prangat e policisë, pronari Ervin Salku dhe shtetasja e punësuar, Helena Melcini, ndërsa një tjetër punonjëse po procedohet në gjendje të lirë.

Sakaq, raportohet se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet pas një pune të mirëfillte hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Kamuflimi”.

Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga pronari i qendrës së masazheve.

Vihet në pranga 1 shtetase dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të punësuara në këtë qendër.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 39 vjeçarë të dy banues në Tiranë.  Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja 39 vjeçe, banuese Tiranë.

Shtetasi administronte një qendër masazhesh, në “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara shtetaset. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.