Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, foli në Kuvend sa i takon protestës kombëtare të thirrur nga Sali Berisha më 24 janar, që u shoqërua me tensione të forta.
Ajo e theksoi se Policia e Shtetit nuk ka ushtruar dhunë, por është përballur me dhunë.
Polciia e Shteitt ka vepruar në përmbajtje të plotë të rregullave, ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe ruajtjen e karakterit paqësor të protestës, kur rreziku ndaj tyre u bë evident, u ndërmorrën masa për shpërndarjen e turmës.
Akuzat se policia ka përdorur forcë të tepruar, janë të pavërteta dhe të pabazuara! Dua të theksoj edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme, e drejta për protestë është e pacenueshme, por dhuna nuk është e drejtë politike“, deklaroi ministrja.
Iu përgjigj edhe takon akuzave të opozitë sse një i mitur është dhunuar nga forcat e policisë dhe është marrë zvarrë në komisariat.
“I mituri është konstatuar duke gjuajtur me sende të forta, për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturin, ai është marrë për verifikim, siç e parashikon ligji. Bëhet fjalë për një 14 vjeçar, nuk është trajtuar në mënyrë çnjerëzore, ka qëndruar në një ambient të posaçëm dhe të përshtatshëm në përputhje me srandardet e garancisë ligjore për mbrojtjen e të miturve. Me paraqitjen e përfaqësuesve ligjorë, është lënë i lirë.
Askush nuk duhet t’i përdorë fëmijët si mburojë politike, për të justifikuar dhunën. Kush nxit dhe përdor dhunë, duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe politike patjetër”, sqaroi ministrja.
Komente