Një protestë jashtë Shtëpisë së Bardhë, e organizuar të martën nga George Soros dhe financuar përmes Komitetit të Veprimit Politik, (PAC) dhe’ MoveOn.org’ bëri thirrje për persekutimin e djalit të presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr. për shkak se një avokat i Rusisë ofroi prova sikur ky kishte kërkuar informacione mbi Hillary Clinton gjatë periudhës kur kjo garonte si kandidate për presidente të Shteteve të bashkuara.

“Ne pamë  vetëm para pak orësh email-in në të cilin Donald Trump Jr. ishte premtuar nga Russia dhe qeveria e saj, për të ndihmuar që Donald Trump të fitojë këto zgjedhje” sipas një protestuesi që foli në podium.

Protestuesit mund të shikohen qartë duke mbajtur pankarta të prodhuara nga lëvizja progresive majtiste ‘PAC MoveOn.org’ me fjalët “Rezisto” dhe “Hetim mbi Trump” të cilat financohen nga miliarderi i krahut të majtë George Soros.

Veritas.com.al/