
Të paktën 900 turistë mbetën të bllokuar dhe 1400 të tjerë u evakuuan pas incidentit pranë kështjellës së lashtë Inka të Machu Picchu të martën.
Shkak i bllokimit u bë pezullimi i një shërbimi treni pas një proteste lokale, nga e cila hotelet humbën 730 000 euro dhe numri i vizitorëve ra në 40%.
Sipas zyrtarëve, shërbimi u pezullua të hënën sepse rruga në rajonin malor Cusco të Perusë ishte bllokuar nga disa shkëmbinj, ndërsa banorët u përleshën me autoritetet dhe kompanitë e autobusëve.
Njësia lokale e PeruRail-it tha gjithashtu se “palë të treta” kishin gërmuar një pjesë të rrugës së saj hekurudhore, gjë që ndikoi në stabilitetin e binarëve dhe ngadalësoi evakuimin e turistëve.
Protestuesit thonë se ka mungesë transparence dhe drejtësie në procesin e zëvendësimit të operatorit të autobusëve turistikë Consettur, pasi koncesioni i tij kishte ‘skaduar’ duke i hapur rrugën bizneseve të ndryshme lokale të përfitonin.