Djetëra mijëra njerëz janë mbledhur në Stamboll në përfundim të marshimit të protestës prej 450 kilomtra kundër qeverisë së Presidentit Turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përditë e më shumë protestues i janë bashkuar marshimit të ‘drejtësisë’ që kur ai filloi në kryeqytetin turk, Ankara, më 15 qershor.

Ata protestuan kundër largimeve në masë nga puna dhe burgimeve në masë që pasoi grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar.

Presidenti Erdogan i ka akuzuar protestuesit se mbështesin terrorizmin.

Ai tha se Partia e Popullit Republikan (CHP) e cila ka organizuar marshimin- fshihet pas opzitës politike dhe është ‘duke vepruar me organizatat terroriste dhe me forcat që veprojnë kundër vendit tonë”

Grumbullimi ishte shfaqja më e madhe e rezistencës kundër Erdogan, që nga protestat e Gezi Park para katër vjetësh.

Kemal Kilicdaroglu

(FOTO: Organizatori i marshimit, Kemal Kilicdaroglu)/

Lideri i CHP, Kemal Kilicdaroglu tha se marshimi i turmave shënon një “lindje të re”.

Ai iu drejtua turmave duke iu thënë se “Askush të mos mendojë se ky ishte marshimi i fundit. Është hapi i parë”.

Veritas.com.al/