Protestues të lëvizjes “Black Lives Matter” udhëtuan për në atë që konsiderohet si qyteti më racist amerikan, Zink, në shtetin Arkansas, për t’u futur në pronat e shefit të organizatës famëkeqe “Ku Klux Klan”, Thomas Robb.

Përgjatë rrugës deri në destinacion, protestuesit u ndeshën me anti-protestues, të cilët mbanin në duart pankarta me mbishkrimin “kthehuni andej nga keni ardhur”. Ndërsa pranë banesës së liderit të KKK, ata gjetën persona të armatosur në stil ushtarak, të cilët u kishin dalë përpara për t’u bllokuar rrugën.

Përfaqësuesit e një grupi lokal kundër racizmit, të quajtur “Ozarks Hate Watch”, thanë se kishin identifikuar disa prej mlitantëve të armatosur, të cilët sipas tyre ishin pjesëtarë të Lidhjes së Jugut, një organizatë që akuzohet si raciste dhe grup urrejtjeje.

E gjithë skena u shoqërua me sy nga efektivë të forcave të rendit, të cilët fatmirësisht nuk qenë të detyruar të ndërhynë pasi nuk pati përleshje mes palëve.

VERITAS.COM.AL/