Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Hendri Hide tha se për arrestimin e kandidatit të “Bashkë fitojmë” për Himarën , Fredi Belerin, do të dalin prova shumë shpejt.

Ai tha se për këtë kandidat i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore, nën akuzën për shit-blerje votash, ka prova të pakundërshtueshme të cilat i janë dërguar jo vetëm Greqisë por të gjitha kancelarive që kanë shfaqur interes.

“ Do shikojmë shumë shpejtë edhe prova të pakundërshtueshme. Kam folur me disa njerëz afër kësaj çështje dhe jam i bidnur se do dalin shumë shpejtë prova të cilat do provojnë faktin penal dhe tashmë janë çuar jo vetëm te grekët, por edhe në kancelaritë e tjera që kanë shfaqur interes”,-tha Hendri Hide.