(FOTO ILUSTRUESE)
Prej orës 10:00 ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar socialist. Gazetari i ABC News, Andon Kello, raporton se në fokus të mbledhjes janë diskutimet e përjavshme.
Ai theksoi se në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ku mes tjerash pritet të diskutohet për masat penale për të gjithë ata që kryejnë akte dhune në protesta.
“Në fokus do jetë paketa ligjore për masat që do merren ndaj personave që marrin pjesë në protesta ta dhunshme”, raporton gazetari.
Këto ndryshime ligjore parashikojnë ashpërsim të masave kundër protestuesve të dhunshëm.
Komente