Opozita kërkoi në Kuvend një mocion me debat për fondet e bujqësisë, por Partia Socialiste e rrëzoi këtë kërkesë me pretendimin që ende nuk është bërë i ditur dokumenti zyrtar për këtë çështje.
“Nuk po propozoj datë. Por, po them se deri në daljen e një dokumenti zyrtar nuk mund ta zhvillojmë mocionin. Nuk ka dalë raporti, është konfindencial”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Ndërkohë, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, reagoi ashpër dhe lëshoi akuza për Nikollën se po shkelte rregulloren e Kuvendit.