Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se përpara seancës plenare, do të ketë mbledhje grupi, ku do të merret vendim për të mbështetur Olsian Çelën si kryeprokuror.
“Do të mbështesim vendimin e KLP. Çela, i renditur i pari nga KLP dhe vota e socialistëve do të jetë për të parin në listë”, thanë burimet.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi të parin në listë Olsian Çelën me 459 pikë, ndërsa Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku është renditur e dyta me 406. Në vend të tretë u vendos Fatjona Memçaj me 362.
Lista e KLP u përpilua një ditë pas intervistave me tre kandidatët. Ajo do t’i shkojë Parlamentit për votim dhe kandidati fitues duhet të marrë 84 vota.
VERITAS.COM.AL/