Partia Socialiste që përbën maxhorancë në Kuvend, është tërhequr nga diskutimi në Kuvend i dy projekt-ligjeve shumë të debatuara; projektligji për importin e mbetjeve dhe projekt-ligji për dekoratat. Lajmin e bën me dije kreu i grupit parlamentar, Taulan Balla.
“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkruan Balla në Facebook.
Nuk dihet ende përse është marrë ky vendim, të paktën për projekt-ligjin e importit të plehrave, për të cilin Rama ishte i vendosur ta miratonte që në mandatin e tij të parë, por e zvarriti kur pa se nuk i kishte votat e LSI-së në Kuvend.
Veritas.com.al/