Nga: L. Skiro/
Duhej të vinte e diela pas vrasjes së bujshme të studentes së mjekësisë, Ariela Murati, për të dëgjuar një kob tjetër si ky sot, e dielë. Të dielën e kaluar krimi mund të quhej ‘brenda familjes’ sepse vrasësi ishte ‘i dashuri’ i studentes që mbeti viktimë; madje sipas familjarëve kishte kërkuar edhe dorën për martesë dhe në mendje kishte dasmën me atë që e la pa jetë…
Por sot e dielë, në Koplik të Malësisë së Madhe, një burrë ka vrarë gruan me sëpatë. E ka vrarë në oborrin e shtëpisë. Madje në mënyrë makabre, me mjete të pathënshme, me sëpatë. E tmerrshme. Të dy pjesëtarëtnë çift ishin në të njëjtën moshë: 42 vjeç. Ata kishin tre fëmijë nga martesa e tyre. Ylber Bajrakurtaj ka vraë gruan me emër ‘fatkeq’ Lumturie Bajrakurtaj. Arsyeja siç thonë ata pak dëshmitarë që kanë pranuar të flasin, ishte vetëm një gindje e çastit.
Policia ka arrestuar autorin, i cili ka bërë përpjekje të largohet..
Por është konstatuar se e diela është shënuar si dita e javës me më shumë krime në familje. Për fat të keq ende nuk janë kryer studime në këtë fushë, por të dhënat e jetës së zakonshme në familje na japin të drejtë të vemë ‘pikën’ në disa arsyetime.
E diela është dita që i mbledh burrat në familje bashkë me gratë dhe fëmijët, ditët e tjera të javës- kush është në punë- është në punë, të tjerët e kalojnë kohën në shoqëri ose në pije me burrat dh u mbetet pak kohë ‘për sherre në familje”
E diela është dita kur gratë duan të shkëmbejnë disa mendime ose të dinë disa piketa mbi perspektivat efëmijëve e të punëve në familje; por burrat këtë e quajne ‘dhënie llogarie”. Prek kësaj nisin konfliktet, sepse burrat as duan të japin llogari dhe as janë në gjendje të dinë më shumë se sa ka ‘menu’ e ditës.
E diela është edhe dita ‘e qejfit’ kur burrat shtrohen në pije alkoolike, qoftë edhe në familje; dhe që këtu nis trazira.
Kjo e dielë u shënua nga fatkeqësia e familjes Bajrakurtaj në Koplik; por në zona të tjera të vendit do të ketë pasur konflikt të tjerë, me hamendje, përderisa është e dielë.
Veritas.com.al/