Drejtori i politikave monetare pranë Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli, këtë të premte ka dhënë detaje në lidhje me luhatjet e kursit të këmbimit dhe forcimin e lekut kundrejt monedhave të huaja.

Në një lidhje direkte për “Sheshi i Dollarit”, me gazetaren Genta Dobra, Themeli ka theksuar se faktorët që kanë çuar në rritjen e lekut janë rritja e eksporteve shqiptare dhe investimet e huaja në vendin tonë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se regjimi i lirë i kursit të këmbimit është një tjetër faktor që ndikon në luhatjen e tregut valutor.

Faktorët që kanë çuar në rritjen e rëndësisë së lekut janë të qarta që kanë të bëjnë në rritjen e eksporteve shqiptare që është shfaqur në rritje të ofertës së valutës dhe kemi pasur investime të larta të huaja që kanë diktuar një luhatje të tillë. në përputhje me regjimin e lirë që ndiqet në vend ka çuar edhe në trendin rritës të lekut ndaj euros. Trendi forcues i lekut është një fenomen që ka nisur që në 2017 dhe korrespondon me bilancin e shkëmbimeve tregtare të shqiptarëve me botën.

 

Në një regjim të lirë të kursit të këmbimit nuk mund të presim që kursi të ketë një qëndrueshmëri pasi luhatje ka pasur dhe do të vijojë që të ketë luhatje., ndërhyrja e bankës së Shqipërisë pasi ne u komunikuam se ne i rezervojmë të drejtën vetes që të ndërhyjmë pasi ky nivel nuk është në të njëjtin nivel me çmimet me këtë mënyrë ne dërgojmë një mesazh se kursi i këmbimit duhet që të sqarojë më qartë bilancin mes ofertës dhe kërkesës që vjen në mënyrë të natyrshme nga tregtia e jashtme dhe jo nga pozicioni i agjentëve financiarë. Sa kohë që kursi i këmbimit diktohet nga zhvillimet nga sektori i jashtëm i ekonomisë, nga investimet e jashtme ky kurs është i shëndetshëm për ekonominë shqiptare në të kundër nëse ndodh një shkëputje atëherë tregu duhet që ta rregullojë vetë dhe në mënyrë që tregu të gjejë politika balancuese”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai ka folur edhe përsa i përket ndryshimit të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë dhe është shprehur se rezultatet janë të qarta dhe se lëvizjet e kursit të këmbimit nuk kanë sjellë asnjë problem në sistemin bankar.

Banka e Shqipërisë pardje bëri prezent raportin e investimit bankar dhe rezultatet ishin të qarta. Lëvizjet në kursin e këmbimit nuk kanë sjellë asnjë problem sa i përket sistemit të luhatjeve të kursit të këmbimit dhe forcimi i tij ka ndihmuar fuqinë blerëse për ato persona që kanë të ardhura në lekë. Dua të theksoj se sistemi bankar, ka qenë është dhe do të jetë në monitorim në gjykimin tonë nivelet e likujditetit janë në nivelin që e ndihmojnë që të përballojë goditjet e paparashikueshme nuk ka asnjë element shqetësues përsa i përket sistemit bankar”, ka thënë ai.  /abcnews.al