Banka Botërore është optimiste për rimëkëmbjen ekonomike shqiptare. Rritja e konsumit, bumi i ndërtimeve, procesi i rindërtimit si dhe projektet e rëndësishme infrastrukturore kanë stimuluar një rritje më të shpejtë të ekonominë së vendit krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore ekonomia e Shqipërisë po rimëkëmbet më shpejt seç pritej, pas krizës historike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Pas tkurrjes së ekonomisë me 4 për qind gjatë vitit 2020, për vitin 2021, parashikohet që rritja e PBB-së të shkojë në 7,2 për qind, një nga më e lartat në vendet e Ballkanit Perëndimor, thuhet në botimin e fundit të Raportit Periodik Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Rimëkëmbja e Gjelbër.

Sipas BB kjo rimëkëmbje e fortë mbështetet kryesisht te konsumi, turizmi dhe ndërtimi. Në vijim, pritet që rritja të jetë në nivel mesatar prej 3,8 për qind për vitin 2022 dhe 3,7 për qind për vitin 2023.

(Në përditësim)