Mes protestave ‘ artistike’ të manipuluara nga opozita politike jashtë parlamentare; dhe punëve për tu afruar me BE në muajin tetor, kryeministri Rama ka thënë se zgjedh Europën para reagimeve ndaj rrënujes.

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të prerë vendeve të Bashkimit Evropian, teksa ka deklaruar se nuk do të heqë dorë derisa Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.

Mesazhi, sa për diplomacinë e Evopës, tingëllon si përgjigje edhe për opinionin e brendshëm.

“BE është e para dhe më e rëndësishmja për ne, prandaj nuk heqim dorë prej saj. Edhe pse Evropa nuk po shkon mirë, ne prapë e duam. Duhet të ndërtojmë një vend evropian me institucione, shtet të së drejtës, demokraci funksionale.

Është me rëndësi të kuptohet se ne jemi evropianë, por të qenit pjesë e BE për ne nuk është të shtosh rrëmujën”, ka thënë kryeministri.

Kryeministri Rama ka folur edhe për fillimet e tij në politikë, nga Forumi Convoco, në Salzburg.

VERITAS.COM.AL/