Prokuroria për Krimet e Rënda ka hequr dorë nga dosja “Babalja” duke e kaluar çështjen e kallëzimit të rremë për deputetin e PD Ervin Salianji, Albert Veliun, ose ‘dëshmitarin X’, Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi tek Prokuroria e Tiranës, raporton “BalkanWeb”.
Duke qenë se akuza e kallëzimit të rremë që është objekt i kësaj çështje nuk klasifikohet si krim i rëndë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën duke ia kaluar Prokurorisë së Tiranës.
Të akuzuarit për kallëzim të rremë pas publikimit të një audio-përgjimi ku thuhej se ishte Agron Xhafaj janë Fredi Alizoti që dyshohet se ka imituar zërin e vëllait të ministrit të brendshëm, Albert Veliu i njohur si “Babalja”, i cili ndodhet në Kosovë, ku ka kërkuar azil politik gazetari Jetmir Olldashi dhe deputeti i PD Ervin Salianji.
Prokuroria ka mbajtur vetëm fashikujt ku flitet për dyshimet mbi veprën penale të trafikut të narkotikëve.
Veritas.com.al/