Nuk ka kanal televiziv ku nuk shfaqet me agresivitet; i pispillosur, i paditur, por shumë agresiv… Kurrë s’e kuptuam pse ky… Ja ku jemi.

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni është akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua.

Denoncimi u bë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku zonja Irini Bua akuzon deputetin për tjetërsimin e pronës së saj, nëpërmjet falsifikimit.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD Flamur Noka tha sot: “Pasi ka blerë 11 mijë metra katrorë tokë me dokumente të falsifikuar, Alket Hyseni, ia kaloi atë mikut të Edi Ramës, Gon Papulit. Ku i gjeti milionat një nëpunës shteti, ish-doganieri Alket Hyseni, për të blerë 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi apo të tjera në Tiranë?

Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i kryeministrit, është fakti se ai e ka kryer transaksionin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe regjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Veritas.com.al/