Frrok Çupi/

Sipas njoftimeve të Policisë për median, sot është ndaluar ‘marinsi amerikan’ Jason Randy Marrison. Është ndaluar sot në kuadrin e protestës së madhe kombëtare të Opozitës ku kërkohen zgjedhje të lira dhe dorëheqje e qeverisë.

Sipas Policisë ai është ndaluar nga forcat Anti- Terror, së bashku me 20 të tjerë të dyshuar ‘për rrezik terrorist’, disa pre të cilëve ‘shtetas të huaj’. Vini re togfjalëshin ‘shtetas të huaj’.

Prej disa ditësh flitej në median qeveritare se ‘në protestën e Opozitës’ do të ndodhet ‘një marins amerikan’ i cili do të përgatisë- sipas tyre- sulmet e Demokratëve dhe Opozitarëve të tjerë kundër rendit publik ose kundër qeverisë. Më në fund, sot u kap ‘marinsi Amerikan’, zoti Marrison (sipas Policisë), lindur në vitin 1977 (fiks 40 vjeç) dhe që ka hyrë në territorin e Shqipërisë në 2 maj 2017…

Shtrohet pyetja: Pse kapet sot ‘marinsi amerikan’ përderisa ai ka hyrë para 15 ditësh dhe ‘ndiqej nga Antiterrori’ siç thotë njoftimi i Antiterrorit?

Arsyetimet janë këto:

Marinsi Amerikan ndalohet sot në ditën e protestës së Opozutës për t’i dhënë protestës hijen e frikës së terrorit. Në mendjen e ulët të njerëzve të zakonshëm rri fantazma sikur ‘një marins amerikan’ shemb një botë të tërë. Po kjo ëhstë një legjendë, të cilën qeveria e përdor për të manipuluar mendjen e njerëzve të kategorisë që i ka quajtur ‘dele’.

Marinsi Amerikan ndalohet nga Policia me qëllim që të përzjejë Amerikën në akte terroriste në Tiranë ku zhvillohet protestë politike e Opozitës. Kryetari i qeverisë shqiptare është shfaqur më ‘i ashpëri’ mes kryeministrave të Botës kundër presidentit Trump, që në fushatë. Qeveria e Shqipërisë është një krijesë e George Soros, i cili po lufton ashpër për deligjitimimin e presidentit Trump dhe po krijon trazira të përgjakshme në Amerikë.

Legjenda e ‘marinsit Amerikan’ krijohet menjëherë pas largimit të delegacionit të KJongresit Amerikan nga Shqipëria, i cili bëri një turn ë Ballkan në hetim të akteve luftënxitëse të George Soros. Delagacioni Amerikan sfidoi kryeministrin Rama, duke mos e takuar zyrtarisht. Pas kësaj, Qeveria tenton që me anë të ‘marinsit amerikan’ t’i faturojë dështimin e vet qeverisë Amerikane.

Vini re fjalët që lamë në fillim: Marinsi amerikan ndalohet ‘mes 20 vetëve të dyshuar, ku ka disa  shtetas të huaj’. Qeveria e vendos ‘marinsin’ Amerikan në radhë me një grup terrorist nga vende të tjera. A nuk e shikoni sa lehtësisht e vë qeveria Amerikën në radhë të vendeve ku prodhohet terrorizëm dhe këta luftojnë në Tiranë?!

Misteri i ‘marinsit’ amerikan do të zbulohet përmes luftës së George Soros dhe qeverisë aktuale amerikane.

/Veritas.com.al/