Eshtë rritur numri i pacientëve të helimat, nga 78 të shtunën, në 80 vetë që u helmuan brenda ditës nga uji i pijshëm në Bulqizë.

Fillimisht askush nuk mund të vinte ‘gishtin’ mbi shkakun e helmimit, por mjeku ka thënë se ‘mund të jetë ujë i pijshëm’.

Të gjithë të helmuarit janë dërguar në spital me të vjella. 24 prej të helmuarve janë fëmijë.

Ndërkohë, mjeku  Hazis Jella ka folur për median mbi ngjarjen në fjalë. Mjeku Jella thotë nuk mund të flasë ende për shkakun e saktë të helmimit pasi pritet përgjigjja e analizave. Por sipas tij dyshohet të jetë për shkak të ujit.

Drejtori i Shëndetit Publik Flamur Meta thotë :- ” Jemi në pritje të analizave. Ndërkohe bën thirrje që  banoret mos e konsumojnë ujin deri në pritje të përgjigjes së analizave.

Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës. Sipas bluzave të bardha intoksinimi dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm dhe se më të prekurit janë fëmijët. Banorët e lagjes së vjetër të Bulqizës thonë se shumë linja të ujësjellësit janë të amortizuar.

Ndërkohë burime nga spitali i Bulqizës bëjnë me dije se janë dërguar analizat e ujit të pijshëm ku dhe pritet përgjigja.

Veritas.com.al/