(FOTO: Momentet e fundit të al Gaddafi-t)

Vrasja e liderit Libian, Kolonelit Omar Gadafit, është kunsideruar si  një ndër krimet më të mëdha  ndaj së drejtës ndërkombëtare në historinë e kohëve të fundit, raportojnë media amerikane.

Qeveria Amerikane dhe Nato-ja ndërhynë në një vend të pavarur duke e kthyer atë në një vend të dështuar islamik që është bërë tashmë qendër për terrorizmin.

Është bërë qartësisht e njohur tashmë se Gadafi u vra sepse sfidoi sistemin aktual monetar përmes planit të tij ambicioz për krijimin e monedhës afrikane të artë, e cila do të lironte në mënyrë efikase të gjithë kontinentin afrikan nga varësia prej perëndimit. Gadafi planifikonte që ta shkëmbente naftën me flori në vend të mënyrës së tanishme, kur bota është e detyruar ta blejë me dollarë.

Duke e konsideruar Libinë si prodhuesin më të madh të naftës në Afrikë dhe ka ( ose kishte përpara se të ndërhynin vendet perëndimore) rezervat më të mëdha të arit, është e lehtë për të kuptuar se pse lindi nevoja  që Gadafi të eliminohej. Nëse Afrika nuk do të ishte e varur nga perëndimi, atëherë si do të mund të shfrytëzohej prej saj?

Diçka tjetër që bie në sy në këtë zbulim është mënyra se si u vra Gadafi.

Ky njeri u torturua dhe u poshtërua përpara gjithë botës. Ndërkohë që qeveria amerikane nuk e tregoi trupin e Osama Bin Ladenit dhe e hodhi në det, me pretekstin se po respektonte disa tradita të lashta të zonës, vrasja e Gadafit u transmetua në të gjithë botën. Në fakt, Hilari Klinton doli në televizor dhe u tall me këtë fakt, si një psikopate e lindur.

Ç’është më e rëndësishmja,  ka qenë Dhao që ka ofruar të dhënat më imponuese për ditën e fundit të Gadafit, ndërsa ai përpiqej të linte ç’kishte në bregdetin e Distriktit 2, për të dalë deri në kufirin lindor në Sirte.

“ Gadafi nuk donte të arratisej dhe nuk u largua”, thotë Dhao.

“ Ne lamë zonën në të cilën ishim dhe po shkonim drejt Jarifës prej nga e kishte prejardhjen ai. Rebelët e kishin rrethuar të gjithë zonën, ne zhvilluam disa luftime të ashpra dhe u përpoqën të çanim rrethimin dhe të shkonim në drejtim të Jarifës. Pas kësaj rebelët na rrethuan dhe nuk na dhanë mundësinë që të arrinim te rruga që të çonte në drejtim të Jarifës. Ata ndërmorën sulme të fuqishme të cilat çuan në shkatërrimin e makinave dhe vdekjen e shumë individëve që ishin me ne”.

/Veritas.com.al/