Tribunali i Hagës kishte njoftuar se sot në ora 10.00 do të jepej vendimi për dënimin e ultranacionalistit serb dhe komandat i ushtrisë që kreu reprezalje në Bosnjë, Ratko Mlladiq.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 10 dhe i hapur për publikun.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për 11 raste të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

75-vjeçari Ratko Mladiq, akuzohet se ka urdhëruar ushtrinë për të sulmuar civilët në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë, dhe për ekzekutimin e 8000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

UPDATED:

mlladic

Ratko Mlladiq është nxjerrë me forcë nga salla e gjyqit e Tribunalit të Hagës sepse nisi t’u bërtasë gjykatësve me zë të lartë. Gjykimi po vijon pa praninë e tij.

Veritas.com.al/