( FOTO: Pjeter Ndreca nga fshati Brekoc që vrau ish gruan dhe vajzën e tij)/

Valbonë Marku Ndrecaj, 40 vjeçe, dhe e bija e saj 9 vjeçe, u vranë mbrëmë me breshëri plumbash nga ish-burri i Valbonës dhe babai i vajzës së saj, Pjetër Nreca. Kerimi ndodhi  në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës.

Valbona dhe ish- burri i saj, kishin muaj që ishin ndarë. Valbona qe disa kohë kishte qenë e kërcënuar prej tij. Ajo pak para se të vritej kishte marrë një mesazh kërcënues, të cilin e kishte raportuar në polici. “Do të të gjej… do të ta bëj…”, kishte qenë mesazhi që Pjetri ia kishte dërguar Valbonës në telefon. Policia e ka hapur këtë rast si “kanosje”. Por pak orë më vonë në shtëpinë Marku u shënuan dy viktima nga Pjetër Nrecaj. Çifti kishte  5 fëmijë, tre nga të cilët kanë jetuar me Valbonën, ndërsa dy të tjerë kanë jetuar me babanë, Pjetrin. Gazeta Express ka mësuar disa detaje nga ky rast:

Si u vranë mbrëmë nënë e bijë në Brekoc të Gjakovës?

Kryefamiljari Pjetër Nrecaj dyshohet se me kallashnikov në dorë ka hyrë në korridorin e shtëpisë dhe ka vrarë gruan dhe vajzën e tyre për arsye ende të panjohura. E se diçka e tillë do të ndodhte, ishte e njoftuar edhe Policia e Kosovës, pasi pak orë para se të kryente vrasjen e kishte kërcënuar viktimën përmes një mesazhi. Policia ishte e njoftuar për këto kërcënime, por nuk arriti që ta parandalojë tragjedinë.

Arsyeja që e shtyu Nrecajn ta kryejë vrasjen e dyfishtë, nga ana e Prokurorisë po konsiderohet si “çrregullimi i marrëdhënieve bashkëshortore”.

Detaje për këtë rast të rëndë ka dhënë sot gjatë ditës, kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj.

Ai ka shpjeguar se i dyshuari edhe më herët e kishte kërcënuar viktimën. Sipas tij, Pjetër Nrecaj kishte qëndruar rreth një muaj në paraburgim për veprën penale të “kanosjes” ndaj gruas.

“Viktima është ankuar në polici për kërcënimin, Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe ka tentuar ta kontaktojë, por ka qenë e pamundur”, ka thënë Selimaj.

40-vjeçarja Valbona Marku Nrecaj, ishte me origjinë nga rrethi i Tropojës.

“Viktima pak orë para se të ndodhte rasti, ka shkuar në polici dhe ka raportuar për një kanosje”, ka shpjeguar tutje prokurori Selimaj.

I dyshuari për vrasjen pritet të merret në pyetje sot. Prokuroria do të kërkojë një muaj paraburgim për të.

Veritas.com.al/