Nga: Veritas.com.al/

Gjyshja vritet si kushdo tjetër kur krimi bëhet mbizotërues në mendjen e njeriut. Kjo ndodhi në Durrës sot, kur 25 vjeçari H. Curri vrau gjyshen e tij dhe pastaj vrau veten.

Askush nuk ka indikacione rreth ngjarjes; madje aq pak dihet saqë edhe ngjarja e rëndë u mor vesh kur familjarëve nuk po iu përgjigjej telefoni i gjyshes.

Atëherë erdhën në shtëpi, gjetën derën të mbyllur nga brenda; morën vinçin dhe hynë brenda ku gjetën dy viktimat.

Gjyshja nuk vritet, ashtu sikurse askush tjetër; por veçanërisht gjyshja. Djaloshi vrasës, që i takonte të quhej “burrë” dhe ndoshta “prind” ka kryer krimin e “perëndisë”.

Po cilat janë shkaqet?

Ose të rinjtë e brezit të tij janë përdorues narkotikësh dhe kërkojnë para nga më të dobtët që kanë rrotull në familje. Edhe pse vendi ynë është mbushur me bimë narkotike, prapë ndodhin shumë krime edhe për mungesë të lëndës. Nëse ky djalosh ndodhet në qiell dhe po përflitet për narkotikë, por në fakt nuk ka lidhje, sigurisht që është e falshme. Dhe ky është faji i shoqërisë, i shtetit dhe i njeriut.

Ose pse papritur djaloshi ose dikush tjetër pëson një gjë që nuk e kontrollon veten; dhe kjo është katastrofike. Atëherë mund të thuhet se shoqëria nuk ka lënë aq shumë hapësira për njeriun, që secili të jetojë në ambientet dhe shijet e veta.

Ose pse dikush, sidomos një i ri, ndjehet i bezdisur nga kujdesi dhe këshillat e gjyshes e të prindit. Atëherë përsëri faji gjendet te njeriu dhe thelbi i tij. Por përsëri shoqëria ka për detyrë të krijojë hapësira për secilin; dhe raporte normale ndaj secilit.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës ka shpjegime njerëzore; por edhe tronditëse për njeriun në thelb.

/Veritas.com.al/