Tre persona u vranë, së bashku me terroristin , në sulmin e së mërkurës në Westminster, në afërsi të Parlamentit.
Rreth 40 njerëz nga 11 vende të ndryshme janë lënduar, prej të cilëve 29 kanë marrë trajtimin e nevojshëm në spital dhe shtatë të tjerë mbeten në gjendje kritike. Nuk janë dhënë të gjitha detajet për viktimat, ndërkohë që BBC ka publikuar fotot e të vrarëve.
/Veritas.com.al.
PC Keith Palmer, 48vjeç, u rrah nga terroristi teksa u përpoq ta ndalonte që të hynte brenda selisë së Parlamentit.
Ishte një pjesëtar i pa amatosur i skuadrës se mbrojtjes së diplomatëve dhe deputetëve..
Aysha Frade, punonte për DLD College London, afër Urës Westminster Bridge, gjithashtu vdiq në këtë sulm.
Ishte britanike etnike, ndërsa motra e saj ishte Spanjolle- tha ministria e jashtme e Spanjës.
Zonja Frade jetonte në Londër me dy vajzat e vogla dhe të shoqin- sipas raportimit nga mediat spanjolle.
Kurt Cochran nga Shtetet e Bashkuara, shteti Utah kishte lindur në Londër. Kishte ardhur në Londër për të festuar 25 vjetorin e martesës.