Gjatë punimeve restauruese në Kishën Romake të Shën Mërisë në Cappella, punëtorët kanë gjetur disa poçe të periudhës antike që supozohet se mbajnë fragmente eshtrash nga katër martirët e hershëm të Krishtit dhe nga katër papëqt e parë, ku përfshihet edhe Shën Pjetri -Apostull.
Në pjesën e jashtme të gurit që mbulon poçet antike shkruhet se ato mbajnë eshtrat nga disa martirë ku përfshihet edhe Hippolytus dhe Anastasius, dhe nga papët janë Cornelius, Callixtus, Felix dhe Peter.
Kisha e Santa Maria në Cappella, në pronësi të familjes Doria Pamphilj, është e vendosur në fqinjësi me Trastevere të Romës dhe është shenjtëruar në 25 Mars, 1090.
Fragmentet eshtërore nuk sfidojnë traditën mesjetare sipas të cilës Shën Pjetri është martirizuar në kodrat e Vatikanit dhe varrosur në këmbë të tyre, ku sot e kësaj dite Basilika mban emrin e tij.
Gjatë periudhës së fundit, reliktet e shenjtorëve të rëndësishëm, sistematikisht janë ndarë.
Arkeologu Cristiano Mengarelli, i cili ka studiuar altarin dhe përshkrimin në poçe dëshmoi se lloji i relikteve është tipike në “shenjtërim të kishave të tjera të dokumentuara për këtë periudhë”.
Në 26 qershor, 1968, Pope Paul VI njoftoi se eshtrat e Apostulit Pjetër janë “identifikuar në rrugë që ne na bindin”, dhe hetime shumë të duruara dhe të kujdesshme janë kryer “me një rezultat që besojmë se është pozitiv”.
Papa Francesku ka celebruar një Meshë me një ekspozitë publike të eshtrave në vitin 2013, duke bërë që për herë të parë që Vatikani lëviz reliktet nga vendi i tyre.
Sipas traditës, apostulli Pjetër ishte shenjtëruar nga Perandori Nero në Romë, në vitin 67 të Epokës së Krishtit.
Veritas.com.al/