Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punës, nga Harku i Bërdicës deri në Urën e Bahçallekut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se po përfundon shtresa e dytë asfaltike në këtë segment të rëndësishëm në hyrje të Shkodrës.

Siaps Ramës, ky është një investim që përmirëson ndjeshëm qarkullimin dhe rrit sigurinë për qytetarët dhe vizitorët.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës nga Harku i Bërdicës deri në Urën e Bahçallekut, ku po përfundon shtresa e dytë asfaltike në këtë segment të rëndësishëm në hyrje të Shkodrës, një investim që përmirëson ndjeshëm qarkullimin dhe rrit sigurinë për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *