Trafik i rënduar është krijuar pasditen e së dielës në afërsi të Rrugës së Kombit. Shkak është bërë kthimi në Kosovë i pushuesve që kanë kaluar pushimet në Shqipëri. Gazetari Gjergj Figuri, në një lidhje live nga Lezha, dha më tepër detaje për situatën atje, ku theksoi se akoma vijon që të jetë e rënduar.
“Nga Lezha në Milot ka rëndim të trafikut. Qarkullimi është i ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve jo vetëm me daljen e pushuesve nga zona bregdetare por edhe me kthimin e pushuesve pasi kanë pushuar një javë për t’u rikthyer në vendet e tyre”, theksoi gazetari Gjergj Figuri.
I gjithë segmenti po monitorohet nga policia rrugore, e cila është zhvendosur në të gjithë kryqëzimet dhe degëzimet problematike për të parandaluar bllokimin e trafikut