Kryeministrja e re e Finlandës, Sanna Marin, ka qenë ylli i Samitit të BE-së.
34-vjeçarja ka qenë në qendër të vëmendjes, pak ditë pasi u bë kryeministrja më e re në botë, vetëm 34 vjeç.
Por, ajo që bëri më shumë përshtypje, ishte takimi më shumë se i përzemërt i presidentit francez Macron, me Marin.
Fotot e 41-vjeçarit duke u puthur dhe shkëmbyer batuta me të, kanë bërë xhiron e rrjetit.
Edhe pse hera e parë që takoheshin, Macron është shfaqur më shumë se miqësor me Marin, aq sa edhe Merkel, siç shihet në një foto, ka mbetur e habitur.