Presidenti i Federatës ruse, Vladimir Putin, i ka dhenë zyrtarisht, nëpërmjet një dekreti presidencial, nënshtetësinë e Rusisë Edward Snowden-it, punonjësit të famshëm në sektorin e inteligjencës kompjuterike, i cili bëri bujë në vitin 2013, kur nxorri dokumente të klasifikuara të spiunazhit amerikan nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare amerikane.

Snowden prej vitesh ndodhen në ekzil në Rusi, në një vendodhje të paditur për publikun dhe është shfaqur herë pas here në intervista të ndryshme, ku ka folur për spiunazhin amerikan dhe për çështje të lidhura me sigurinë kibernetike të individëve.

Prej thuajse një dekade, SHBA-të e kërkojnë me ngulm ekstradimin e tij, por Moska nuk e ka lejuar një gjë të tillë të ndodhë.

Lajme

Putin i jep nënshtetësinë ruse Edward Snowden-it

Snowden, mund të cilësohet edhe si një Julien Asange, por i dokumenteve të klasifikuara amerikane ekskluzivisht, me tematikë kryesore mënyrën se si qytetarët spiunohen nga Qeveria qendrore dhe si veprohet me ta.

Tashmë, ai është zyrtarisht shtetas i Rusisë, nëpërmjet dekretit të lëshuar nga Putin, pikërisht në një kohë kur raportet mes dy vendeve janë më të acaruara se kurrë, për shkak të situatës së krijuar nga agresioni rus në Ukrainë, ku SHBA-të janë plotësisht të përfshira pro-Kievit dhe po furnizojnë ushtarakisht dhe ekonomikisht qeverinë e presidentit Volodymyr Zelensky, në rezistencën ndaj Kremlinit