Sot në mëngjes, mes njerëzve që mbushin rrugën që pa zbardhur dhe disa shitësve zarzavates që vijnë nga fshatrat, një mashkull ka nxjerrë pistoletën zhurmuese që mbante në brez për të trembur ‘armikun’ e  ‘motiveve të dobëta’- sipas fjalorit të policisë.

Menjëherë u njoftua Policia se ‘të shtëna me armë zjarri’ po kanosin njerëzit; media aq më shumë bëri zhurmë.

Në lidhje me të shtënat me armë zjarri të ndodhura mëngjesin e sotëm në Tiranë reagon edhe policia.

Bëhet me dije se pas një konflikti për motive banale në zonën pranë shkollës së Baletit, ka pasur dy të shtëna me armë në ajër.

Sipas policisë shtetasi K.K ka qëlluar dy herë në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese.

Me siguri, ‘pistoleta zhurmuese’ është një armë që tremb me zhurma por nuk vret.

Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Tiranës.

Veritas.com.al/