Kryetari i PD i ka lënë ‘të kënaqur’ banorët e Unazës së Re pas protestës së pasdites, pasi iu ka treguar listën e atyre që  Basha mendon se do të burgosen.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në ditën e 35-të protestës ka kërkuar arrestimin e ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH-ës, Afrim Qendro.  Më tej, Basha tha se në vend të Dorjan Protoduarit, duhet të ishte në burg Gjiknuri dhe Qendro.

“Sa herë që shqiptarët bashkohen e keqja s’prapset. Është zbuluar në faqe të botës që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, ndërkohë që mbajnë në qeli banorët e Unazës së Re. Për të vjedhur 40 mijë euro te Unaza, Rama së bashku me Veliajn kanë hedhur këtu dhunë, helmin e përçarjes- tha.

Këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është? Ka pyetur Basha banorët.

Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive pse nuk fillon hetimi, për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X? Ka pytur prapë banorët kryetari i PD.

Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”, tha Basha.

Me parullat  “Shpia jonë, jeta jonë. Këtu vendosim ne. Shpiat tona i mbrojmë me gjak, Me gjakun tonë ushqehet krimi. ”, banorët lanë protestën e ditës 35.

Veritas.com.al/