Koment nga VERITAS/
Pas 12 muaj ‘ harrese’ nëpër sirtaret e Zyrës së Preisdnetit, sot para orës 8 të mëngjesit, është zgjuar Helidon Bendo dhe është dekretuar nga presidenti si kryetar i SHISH. Nxitimi i presidentit për të dekretuar ‘ natën për gjithë natën’ lidhet me frikën e shkarkimit që i kanoset nga maxhoranca Parlamentare.
Sot në ora 10. 00 mbblidhet Kuvendi dhe maxhoranca socialiste i është betuar Metës se do ta shkarkojë për ‘ shkelje të Kushtetutës’. Në lidtën e akteve kundër Kushtetutës ishte mos- dekretimi i Helidon Bendos në krye të SHISH si dhe mosdekretimi i Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.
Kryetari i maxhorancës, Rama, dje ka thënë se ‘ do të flas në ora 10. 00’.
Frika e shkarkimit e ka zgjuar presidentin dhe ka kryer njërin nga aktet e munguar, ose ka bërë aq sa mund të bënte, me shpresë se do të shpëtojë.
Pas shkarkimit të Visho Ajazit nga posti i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, detyrën e tij e ka marrë Helidon Bendo, nr 2 i këtij institucioni. Helidon Bendo ka marrë detyrën e zv. Drejtorit të SHISH në muajin prill të vitit 2016, si propozim i kryeministrit Edi Rama. Por që Meta nuk do ta dekretonte kurrë sikur të mos i hynte frika nga maxhoranca.
Kush është Helidon Bendo?
Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.
Ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.
Helidon Bendo ka qënë pjesë e studentëve të dhjetorit në vitin 1991. Ai është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me DEKORATËN “NDERI I KOMBIT”, në muajin shkurt të 2016.
Veritas.com.al/