Nga sot, në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura kundër COVID-19.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur më 2 dhjetor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi se, deri më 31 dhjetor do të duhej të vaksinoheshin të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare – pas studentëve dhe mësuesve.
Me vendosjen e masave të reja do të kërkohet certifikata e vaksinimit për secilën nga këto kategori.
Për ata punonjës që nuk janë vaksinuar, do të kërkohet prova e testit PCR negative çdo pesë ditë.
Gjithashtu, çdo shtetas mbi 18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës – nëse ka kaluar 6 muaj nga dozimi i fundit.
Nga data 3 dhjetor 2021 është ndaluar lejimi i hyrjes së shtetasve që në historikun e fundit 14-ditor të udhëtimit të tyre e kanë pasur në një nga pesë shtetet e Afrikës: Afrikë e Jugut; Kenia; Angola; Zambia; Botswana dhe Senegal.
Fillimisht Rakacolli sqaroi për publikun se varianti i ri ka rreth 50 mutacione në përbërjen e tij.
Rakacolli zbuloi se Komiteti ka ndjekur me vëmendje masat e ndërmarra nga qeveritë e tjera lidhur me situatën epidemiologjike nga varianti Omicron.
Në këto shifra, numri i të vaksinuarve plotësisht, është në mbi 1.1 milionë. Ndërsa, një pjesë e vogël kanë përfunduar vetëm gjysmën e procesit, me një dozë të marrë.
Sakaq, rreth 140 mijë persona, kanë kryer edhe dozën përforcuese, të njohur si “booster”. Pra, tre injektime vaksinash, në një proces që evropianët po fillojnë ta quajnë si “super green pass”.
Kjo do të thotë se imunizimi nga virusi është mbi 99% efektiv dhe ka shumë pak shanse të merret. Rrjedhimisht, edhe lejimi i aktiviteteve për këta persona, është i plotë.