Nga sot në pikën kufitare në Qafe Thanë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do ketë vetëm një sportel. Ai do të jetë i përbashkët dhe në këtë mënyrë do u kursehet kohë qytetarëve, pasi do kryejnë vetëm një kontroll.

Ceremonia e hapjes së sportelit të përbashket, do zhvillohet sot në orën 11:00 të paradites.

Kjo është një ndër nismat rajonale që lehtëson lëvizjen në Ballkan.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po punojnë për ndërtimin e korridorit 8 një veper që përfshin një autostradë, e cila do të zhvilloje më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.