Sigurisht që nuk është një statujë plastike si ajo që hëngri kokës pak vite më parë ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.
Megjithatë edhe grushti që ka marrë në fytyrë kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ndërsa po fliste me disa qytetarë nuk ishte më pak. Në pamjet e regjistruara duket një i ri që qëndron mjaft i qetë në krah të kreut të qeverisë.
Pasi kalojnë disa momente ai i jep një të majtë fortë në fytyrë kryeministrit. Kanë ndërhyrë menjëherë truprojat që e kanë bllokuar agresorin dhe e kanë arrestuar atë.
Kreu i qeverisë ka pësuar një goxha hematomë në anën e majtë të fytyrës.