Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji është ndërprerë për disa minuta, pas hedhjes së fishekzjarrëve në fushë nga ana e grupimit të tifozëve Kuq e Zi”.
Ata janë shprehur të pakënaqur me vendimin e forcave të policisë dhe FSHF-së, për të mos lejuar futjen e banderolave në përkrahje të Ismail Morinës, i njohur si “Ballist Morina”.
Ai tashmë është në burg, i akuzuar për armbajtje pa leje. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta. Gjyqtarët e ndeshjes kanë paralajmëruar se nëse edhe një herë ndodhë, atëherë ndeshja do të ndërpritet përfundimisht.
16 Nën 2015