(FOTO: Keshilltari Shannon Burns)

Nga L. Skiro/

Akoma nuk po shfaqeshin ngjyrat e kuqe në hartën elektorale në Amerikë. Akoma kishte ankth në gjithë botën. Pritej dalja në ekran e kryetarit të fushatës elektorale të Hillary që po fundosej. Por nuk dihej asgjë.

Një natë që rezultoi e mrekullueshme.

Bie një telefon. “Alo- më thgotë miku im- ç’paska ndodhur? Paska deklaruar një zëdhënës i Trump se do ta shkulë sorroizmin dhe korrupsionin nga Shqipëria… Në qoftë se fiton”.

Po kush e dinte fitonte apo jo. Kjo ishte çështja. Me mikun tim e mbylla telefonin pa e vlerësuar dhe vazhdova me CNN, Breitbart, BBC… Trump fitoi; dhe tani jemi aq të qetë sa të shikojmë gjurmët nga erdhi fitorja. Po!, paska ndodhur vërtet.

Këshilltari i Trump për politikën, Shannon Burns, është shprehur entuziast se Donald Trump do të jetë Presidenti i ri amerikan. Këtë e ka bërë për një televizion shqiptar “News 24”. Interesant dhe vlerë, sepse televizionet e tjerë shqiptarë që udhëtuan në Amerikë iu lëpiheshin njerëzve të Hillary.

Por qenka e vërtetë. U lodhëm prej “mbetjeve” të Sorros e gënjeshtrës e korrupsionit, e krimit dhe nuk besonim.

Edhe pse Shannon Burns tha se “nuk mund të fliste” në emër të Trump, theksoi se në Shqipëri ka shumë “të korruptuar” që drejtojnë vendin.

“Ne do t’i largojmë të korruptuarit. Me Shqipërinë do të ngushtojmë marrëdhëniet. Ajo që them unë është se do t’i japim fund korrupsionit të Sorosit në Shqipëri”, tha Burns.

/Veritas.com.al/