(FOTO: Deputeti Bashkim Fino)/

Deri më sot nuk ishte thënë se deputeti Bashkim Fino po vuan nga një sëmundje e rëndë. Pak ditë më parë këtë fakt e zbuloi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, kur për të mbuluar udhëtimet e tij në Europë, tha se kishte shkuar të takonte “mikun tim, Fino në spital në Itali”.

Sot qeveria e ka bërë publike vendimin saj për t’i akorduar një fond të veçantë shërimit të deputetit Fino.  Sot qeveria me vendin të veçantë kja akorduar 2 224 000 lekë për këtë qëllim. (Në shifra të vjetra kjo përkthehet 22 milionë e 240 mijë lek). Kjo është hera e tretë që qeveria akordon fonde për shërimin e  zotit Fino.

Herën e parë akordoi një shumë prej 560 mijë dhe herën e dytë, 1,1 milionë lek. Në shumën e përgjithshme kjo shumë shkon në shifrat 2,894,000 lek.

Bashkim Fino është deputet në disa legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë. Në fillim të vitit 1997 u zgjodh kryeministër i qeverisë kalimtare të krizës. Sipas njoftimeve të mbledhura në rrugë jo zyrtare ai ka disa kohë që është shtruar në një spital në Itali.

/Veritas.com.al/