(FOTO: Ambasadori Fatos Reka)

Ministria e Jashtme e Maqedonisë thërriti  ambasadorin shqiptar në Shkup,  Fatos Reka, për të dhënë shpjegime mbi atë që Maqedonia e quan “ndërhyrje e Shqipërisë në punët e brendshme të shtetit Maqedoas”.

Qëndrimet e kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati për rëndësinë e dygjuhësisë në Maqedoni dhe për platformën e partive shqiptare, kanë shqetësuar Shkupin zyrtar.

Ministria e Jashtme ka theksuar se Shqipëria është përshirë në punët e brendshme të Maqedonisë dhe sipas saj, kjo cenon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe nxit retorikën ekstremiste. Sipas deklaratës së kësaj ministrie, etiketimi i maqedonasve si sllavo-maqedonas, është përçmues dhe diskriminues. Vetë ambasadori Reka nuk ka dhënë shpjegime për takimin.

Tirana zyrtare kohët e fundit është akuzuar shpesh nga partia e ish-kryeministrit Gruevski dhe presidenti Ivanov se ka hartuar platformën shqiptare, e cila është dhe shkaku që kreu i shtetit nuk pranon të mandatojë Zoran Zaev për të krijuar qeverinë.

/Veritas.com.al/