Kryeministri Spanjoll ka skicuar plane për të larguar liderët e Katalonjës, por jo të shpërbëjë paramentin e Katalonjës që garanton gjysmë autonominë e rajonit.

Kryeministri Mariano Rajoy tha pas një mbledhjeje urgjente të kabinetit se qeveria tenton të mbajë zgjedhjet rajonale sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo masë e propozuar nga qeveria tani duhet të kalojë me votat e Senatit Spanjoll.

Kjo masë vjen paktën tre javë pasi Katalonja mbajrti votime të debatueshme për referendumin e pavarësisë.

Lideri Catalan, Carles Puigdemont ka injoruar lutjet nga qeveria kombëtare për të abandonuar fushatën e tij për pavarësi.

Zoti Rajoy tha se qeveria nuk ka zgjedhje në kërkesën për imponimin e pushtetit direkt, duke argumentuar se ‘veprimet e qeverisë së KAtalonjës ishin kundër ligjit dhe kërkojnë konfrontim”.

Veritas.com.al/