TIRANË– Kryeministri Edi Rama po zhvillon një lidhje live në rrjetin e social në Facebook, ku edhe shkruan se do të japë një mesazh për 3 javë që sipas tij do të jenë shumë të rëndësishme lidhur me koronavirusin në vend.
“Janë ekzekutuar deri më tani 7107 gjoba për këmbësorë dhe 1941 gjoba për drejtues automjetesh të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet dhe bllokim të automjetit. Sot kemi vendosur të falim gjobat dhe të kthejmë tek të zotët të gjitha patentat e bllokuara. Të gjithë qytetarët javën e ardhshme të vijojnë të gjithë të barabartë. Por më pas nuk do të ketë kthim pas, çfarë iku iku. Edhe ata që gabuan le të marrin të drejtën e të qenit të pa dyshuar si të pa bindur dhe le të kthehen si të gjithë të tjerët. Ama kush nuk do të dojë të jetë njësh me interesin e vendit do ta paguaj me të gjitha pasojat e rënda penale nga ajo që miratuam dje në Kuvend. Kjo vjen për të mbrojtur shëndetin.“ tha Rama.
VERITAS.COM.AL