Pas ndryshimeve në PS, bërë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në Tepelenë.

Rama ka thirrur  anëtarët e qeverisë së tij në një takim jo formal në një nga ambjentet turistike të Tepelenës.

Kreu i qeverisë ka mbërritur rreth orës 11:00, ndërsa deri më tani kanë mbërritur edhe Taulant Balla, Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi, ndërsa ministra të tjerë priten në vijim.

Takimi vjen në fund të këtij sezoni para pushimeve të gushtit dhe pritet të jetë edhe një lajmërim i asaj që mund të ndodhë në muajin shtator.

FOTO/ Qeveria mbledhje 2-ditore në Tepelenë, mbërrin Rama dhe ministrat e kabinetit FOTO/ Qeveria mbledhje 2-ditore në Tepelenë, mbërrin Rama dhe ministrat e kabinetit FOTO/ Qeveria mbledhje 2-ditore në Tepelenë, mbërrin Rama dhe ministrat e kabinetit