Rreth 2 mijë efektivë të policisë do të ruajnë godinat kryesore të qeverisë përballë mijëra protestuesve nga populli që kërkojnë largimin e qeverisë dhe dinjitetin njerëzor.

Nuk ka asnjë pëllëmbë pa policë e makina luftarake rreth selisë së qeverisë, nuk duan të kalojë asnjë këmbë njeriu civil, vëzhgojnë me dylbi dhe përgjojnë me snaiper mbi taraca.

Qeveria po mbrohet me armë dhe me fuqinë ushtarake që e ushqen vetë populli.

Që në orët e para të mëngjesit makinat e uniformave blu kanë zënë vend mbrapa kryeministrisë, në godinën ku më parë ka qenë Ministria e Integrimit.

Rreth orës 11 efektivët u vendosen përpara kryeministrisë. Ndërkohë që të angazhuar janë edhe forcat RENEA. Efektivë të saj janë fotografuar sot në tarracën e Kryeministrisë.

Siç shihet nga fotot Kryeministria dhe Ministria e Integrimit janë “blinduar” me mjete të shumta policie.

/Veritas.com.al/