Pas ngjarjes tragjike të 8 dhjetorit, kur Kloddian Rasha u vra nga një punonjës policie 25-vjeçari, Këshilli i Ministrave ka vendosur që ta trajtojë familjen e tij me një pagesë të veccantë prej 96 mijë lekësh në muaj.

Vendimi i Qeverisë është miratuar më 11 dhjetor dhe parashikon “dhënien e trajtimit të veccanët familjes së të ndjerit Klodian Rasha, në formën e financimit mujor, në masën e tetëfishit të pensionit social.

Sipas VKM-së, ky vendim i shtrin efektet nga data 1 dhjetor 2020.

Ndërkohë që në një tjetër vendim, duke marrë shkasë nga kjo ngjarje e rëndë, Qeveria ka bërë një shtesë në ligjin për “Sigurimet Shoqërore”.

“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ngjarja tragjike ndodhi herët në mëngjesin e datës 8 dhjetor në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj.

VERITAS.COM.AL