Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje për rreth dy orë me ministrat dhe drejtuesit politikë, teksa një valë ndryshimesh pritet të nisë në administratën publike, duke filluar nga drejtuesit e institucioneve publike dhe atyre rajonale.

Në mbledhje është diskutuar për largimin e drejtuesve, në kushtet e kritikave për punën e tyre dhe shtimit të ankesave për moszgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Sipas informacioneve, ministrat do t’u kërkojnë dorëheqjen drejtorëve, të cilëve u ishte lënë afat për të zgjidhur ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Kjo ndërhyrje përshkruhet si faza e parë e një procesi më të gjerë ndryshimesh, i cili do të nisë me drejtuesit e administratës publike dhe strukturave rajonale.

Nga ky spastrim, ABC News se nuk preken tre sektorë kritik: Policia e Shtetit, e cila është në një nga momentet më kritike të saj me protestat e dhunshme në Tiranë. Po ashtu dhe arsimi dhe shëndetësia. Ndërsa për gjithë sektorët e tjerë ka një listë tashmë të gjatë të cilën kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat do e shqyrtojnë

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *