Burime të Sigurisë kanë thënë për “Sky News” se më shumë se katërqind xhihadistë Britanik që udhëtuan drejt Lindjes së Mesme për të luftuar organizatat terroriste siç është edhe Shteti Islamik dhe Fronti al-Nusra, janë kthyer në shtëpi,d he shumica kanë shmangur autoritetet.
Ish specialisti i Scotland Yard, oficer i Armëve të Zjarrit dhe autor librash, Tony Long i tha televizionit se luftëtarët mund të paraqesin probleme serioze për autoritetet Britanike.
“Këta janë ushtarë që luftojnë fort”, tha ai. “Ata mund të mos trajnohen në mënyrën se si trainon NATO ushtarët e vet. Por ata kanë parë më shumë luftime qytetëse se ndoshta shumica e ushtarëve të Forcave të Armatosura të Britanisë; dhe për këtë duhen respektuar.
“Sigurisht, ata sjellin dijet e tyre në UK dhe është shumë, shumë e vështirë për shkak pengesave ligjore që janë vënë në shërbimin e sigurisë dhe para policisë që t’i monitorojnë të gjithë këta njerëz”.
Numri i vërtetë i luftëtarëve në Britani mund të jetë shumë më i lartë se sa vlerëson televizioni “Sky Neës”. Zyrat e Punëve të Brendshme thanë për “the Daily Express” se rreth 375 xhihadistë janë kthyer pas në Britani që nga Dhjetori 2015.
/Veritas.com.al/