Qiproja nga sot la marrë presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gjatë mandatit të saj gjashtëmujor, vendi planifikon të prioritizojë migrimin, marrëdhëniet me fqinjët jugorë dhe qëndrueshmërinë e burimeve ujore.

Zëvendësministri qipriot për Migracionin dhe Mbrojtjen Ndërkombëtare, Nicholas A. Ioannidis, tha se Qiproja do të vazhdojë të punojë mbi prioritetet ekzistuese të BE-së – konkurrueshmërinë, mbrojtjen, autonominë strategjike, buxhetin e ardhshëm të BE-së (Korniza Financiare Shumëvjeçare) dhe bisedimet e zgjerimit me Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor – duke theksuar gjithashtu çështjet specifike për rajonin e saj.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *