Ylli Dylgjeri/

Në shkresën e shkarkimit të ministrit Manjani, te siguruar nga ‘Neës 24’, dhe firmosur nga Kryeministri

Edi Rama thuhet:

“Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.

Si një nga punonjësit me te hershem te administratës publike u befasova nga ky motivacion me se i redaktuar.

Te paktën mos e fyeni profesionalisht kolegun!

Kur lexon motivacionin e shkarkimit te Ministrit te duket vetja si qytetar i Danimarkës. Por, kur dëgjon akuzat e Manjanit ne konferencën per shtyp, te duket vetja si ne personazhet e komisar Katanit…

Me kete motivacion mund te shkarkohej znj. Ermonela Felaj apo zoti Fatmir Xhafa…si drejtues dhe koordinues te Reformës institucionale,  por kurrsesi Ylli Manjani.

Tek e fundit me këtë motivacion nuk mund te shkarkohen qentë. Ky qe boton media është një motivacion për pallua..

Por gjithsesi mbeteni juridikisht korrekt. Ky motivacion nuk dërgon kurkënd ne gjyq.

Nje vlere e shtuar qe duhet ti njihet kreut te shërbimit civil ne Qeveri.

/Veritas.com.al/